Skënderbeu fiton finalen e parë të garës për titullin kampion kundër Tiranës në volejboll për femra.

Sfida e luajtur në pallatin e sportit “Tamara Nikolla” përfundoi me rezultatin 3 me 0. Nën mbështetjen e tifozëve të shumtë, korçaret e rrjetës arritën të triumfonin në të treja setet.

Pas një përgjumje në setin e parë, të cilin Tirana e humbi në pikët shtesë, në dy të tjerët Skënderbeu falë dueleve ajrore të fituara dhe saktësisë së treguar nga ana e volejbollisteve gjatë shërbimeve i mbylli me rezultatin 25-15 dhe 25-21.

përballja për të dyja ekipet është ende e hapur pasi do të jenë tre sfidat e ardhshme ato që do të përcaktojnë fituesin e kampionatit.

 

ELENA BEGO – VOLEJBOLLISTE E SKENDERBEUT

Finalet fitohen nuk luhen. Ne ja dolem. Kemi dhe dy ndeshjet e tjera

 

XHENIFER PIRA – VOLEJBOLLISTE E TIRANES

 

Ishte e veshtire. Por na motivon fakti qe eshte vetem finalja e para. Do jete nje tirane me ndryshe me premtuese.

 

Edhe për trajnerët gara e titullit kampion mbetet e hapur.

 

PANDUSH KAPEDANI – TRAJNER I SKENDERBEUT

Ishte nje nate qe te ngrihet adrenalina e para viteve 90. Tirana ishte e mobilizuar. Kur luan para nje publiku ke emocione te medha. Ndeshja e dyte do jete kyc per ecurine.

AMARILDA PRENGA – TRAJNERE E TIRANES

Humbem. Nuk luajtem si duhet. U dorezuam atehere kur nuk duhet. Packa se po luanim mire. Eshre e hapur. Nese luajme keshtu i bie te jemi te dorezuar.

 

Sfida e radhës do të luhet të dielën në kryeqytet. Skënderbeut gjatë përballjeve finale me Tiranën do i duhet të seleksionojë dhe dy fitore të tjera për tu shpallur kampion, ndërsa bardheblutë duhe t’i fitojnë të treja duelet.

Në rast barazimi do të kemi dhe një përballje tjetër që do të vendos fituesin.