Ditën e djeshme është mbyllur edhe java e 24 dhe Skënderbeun vazhdon të vendos edhe më fort duart tek trofeu i kampionatit dhe tani vetëm një dënim i UEFA-s mund t’ia heq dhe matematika mund t’ia vonojë. Por as nuk kanë munguar polemikat, vendimet arbitrare dhe tifozët në fushë.

Kukësi 3-2 Teuta

Është Guri ai që ka marrë përsipër të zëvendësoj Elis Bakajn në Kukës dhe për ti sjell fitoret skuadrës së Pakult. Ishte Bilali ai që shënon fillimisht për Teutën por dy herë Guri dhe Shkodra e përmbysin. Në fund ka edhe një tjetër gol për Teutën dhe këtë herë është Çyrbja por nuk mjafton ti jap pikët Teutës. Kukësi tashmë është e dyta dhe ka siguruar një distancë prej 6 pikësh nga vendi i tretë. Ndërsa Teuta komplikon pozitat në fundin e renditjes me distancën që ndaj Vllaznisë rikthehet në 4 pikë minus.

Laçi 4-2 Flamurtari

Një ndeshje e vendosur nga golat e Rexhinaldos dhe gabimet arbitrare të Kridens Metës. Dy golat e parë të sulmuesit nga Mozambiku janë të dyshimtë për një pozicion jashtë loje dhe penallti e padhënë. Në pjesën e dytë Rexhinaldo shënon edhe të tretin duke realizuar kështu të parin tregolësh në karrierë dhe merr me vete topin. Siljanovski dhe Musta me golat e tyre kërkojnë të rihapin ndeshje por është beratasi Uzuni me golin e tij që siguron fitoren e kurbinasve që barazojnë Flamurtarin në renditje në vendin e tretë.

Kamza 0-0 Vllaznia

Është e vetmja sfidë e kësaj jave që mbyllet me barazim të bardhë. Kamza kërkoj më tepër në sulm ndërsa Vllaznia provoj në mbrojtje dhe më shumë provuan me anë të kundërsulmeve. Duke përfituar nga ndeshjet e rivalëve sërish Kamza mbetet në lojë për Europën ndërsa Vllaznia edhe një tjetër javë më tepër frymë për mbijetesën.

Partizani 3-0 Luftëtari

Një fitore e pastër për Partizanin e Dalipit tashmë ndërsa Luftëtari duhet të kthehet me këmbë në tokë, si edhe të rikthehet në lojë për Europën. Ndeshja nis me hyrjen e një tifozi në fushë dhe bluzën e Trashit vendosur në qendër të fushës. Por pikërisht ky moment ka ‘’djegur’’ supergolin e Trashit të shënuar pas vërshëllimës së arbitrit për të ndalur ndeshjen.  Por sërish lorenc Trashi shënon për ta mbyllur pjesën e parë me fitoren e të kuqve. Në të dytën vjen edhe goli i Prognit ndërsa në fund Batha nga pika e bardhë kompleton tripletën. Penalltia u fitua nga sulmuesi Edgar Çani që gjeti mënyrën për të festuar rikthimin në fushë.

Skënderbeu 3-1 Lushnja

Shumë e thjeshtë fitorja e Skënderbeut përballë skuadrës së fundit të renditjes, Lushnjes. Goli parë vjen shumë shpejt me të përhershmin, Soue. Në këtë fraksion vjen edhe goli i dytë për bardhekuqtë me mesfushorin Dita. Ndërsa Sefa në fundin e pjesës ngushton shifrat me golin e vetëm të Lushnjes. Në fund është edhe Xhejms që bëhet pjesë e fitores me golin e tij dhe tashmë Skënderbeu komandon kampiontin me 14 pikë distancë.

Kategpria Superiore java e 24

Kukësi – Teuta 3-2
Shënues: Guri 45’, 66’, Shkodra 62’ / Bilali 16’, Çyrbja 80’
Laçi – Flamurtari 4-2
Shënues: Rexhinaldo 13’, 23’ (pen.), 72’, Uzuni 89’ / Siljanovski 74’, Musta 82’
Kamza-Vllaznia 0-0

Partizani – Luftëtari 3-0

Shënues: Trashi 31’, Progni 71’, Batha 84’(pen)

Skënderbeu – Lushnja 3-1

Shënues: Soue 2’, Dita 36’, Xhejms 76’/ Sefa 45’

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re