Skënderbeu ka probleme formacioni për ndeshjen që do të luajë të shtunën në transfertë me Tiranën. Të paktën dy lojtarë bazë të ekipit këtë edicion si Daja dhe Turtulli janë në dyshim të madh për t’u aktivzuar.

Sipas të dhënave, Dita ka vazhduar të stërvitet i diferencuar për shkak të dëmtimit të pësuar pas ndeshjes me Bylisin. Edhe pse trajneri Ilir Daja ka shpresuar te rikthimi I lojtarit, dëmtimi ka rezultuar më problemaik.

 

Edhe mbrojtësiTurtulli vjen pas një dëmtimi dhe ndonëse po stërvitet me grupin nuk paraqitet në formë dhe I gatshëm për aktivizim.

Burime të klubit thanë se krahas këtyre dy mungesa të sigurta janë në dyshim edhe dy lojtarë të tjerë të formacionit bardhekuq. Daja ka provuar Pollozhanin dhe Asion Dajën si emergjencë formacioni.

 

Asion Daja edhe pse jo I riaftësuar plotësisht mund të sakrifikohet në mesfushë në mungesë të Ditës. Një sforco pritet edhe për sulmuesin e krahut Gripshi që vjen gjithashtu nga një dëmtim.

Edhe në repartin e prapavijës ndihen boshllëqe pasi Pëllumbi dhe Meksi janë siguria e trajnerit Daja që pritet ta improvizojë katërshen e mbrojtjes me futbollistëtXhemaili dhe Vitija.

 

Në këto rethana, tekniku Daja ka deklaruar se edhe një barazim do të ishte I kënaqshëm në kryeqytet ndaj Tiranës.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re