Këtë të diel janë luajtur 3 sfidat për javën e 11 në Superligën Shqiptare. Fitorja më e thellë deri tani është shënuar mes Vllanisë dhe Skënderbeut me shifrat 5-1 në “Loro Boriçi”, ku protagonisti në këtë ndeshje ishte Ardit Hoxhaj me 4 gola të shënuar duke i dhënë fitoren ekipit shkodran dhe mban kështu kreun e kryesimit në Superiore me 25 pikë.

Sfidë interesant në Kamzë,  ishte mes Kastrioti që sfidoi Laçin e Duros, të cilin e mundu me rezultatin minimal 1-0 dhe qëndron kështu në vendin e pestë në klasifikim me 16 pikë.

Bylisi fitoi me shifrat 3-1 përballë Apolonisë së Fierit  e cila u luajt në stadiumin “Adush Muça” të Ballshit. Me këtë fitore ata pozicionohen në vendin e 8 me 11 pikë ndërsa fierakët qëndrojnë në vendin e fundit me vetëm 5 pikë.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re