Skënderbeu vazhdon të fitoj ndërsa humbja e Flamurtarit bën që tashmë ndjekësi më i afërt i korçarëve të jetë Kukësi. Janë këto verdiktet kryesore të kësaj jave në Superiore luajtur ditën e djeshme dhe të sotme.

Skënderbeu 4-0 Laçi

Fitore pas skandalit të basteve dhe tashmë Skënderbeu e bën zakon fiton edhe pas skandalit të jashanicës me dopingun. Kjo skuadër të paktën në fushë mund ti përgjigjet të gjithëve. Ndeshjen e nisin me një gol që vjen nga mbrojtja, shënuar nga Aliti në minutën e 4’. Në fundin e pjesës së parë dhe fillimin e të dytëës është Soue që shënon dy herë. Për të fimosur ‘’pokerin’’ vjen edhe goli parë me fanellën bardhekuqe për Blerim Krasniqin.

Lushnja 1-2 Kukësi

Lushnja duket e rënë por po vazhdon ta luaj me nder kampionatin e saj duke ia bërë të vështirë Kukësit një fitore që në letër dukej e lehtë. Golat shënohen në fundin e pjesës së parë në harkun e pesë minutave. Fillimisht Idrizi dhe Guri shënojnë për Kukësi ndërsa Canka vazhdon të jetë i vetmi që mban gjallë golat e Lushnjes. Fitore kjo e kombinuar me humbjen e Flamurtarit në Shkodër i jep vendin e dytë të vetëm kukësianëve.

Teuta 1-1 Partizani

Kjo ishte ndeshja e portierëve pasi Hoxha në fillimin e ndeshjes pret penalltinë e gjuatur nga Çyrbja ndërsa në shtesë është Moçka që bën sulmuesin për të barazuar shifrat. Mes tyre është edhe goli i parë i ndeshjes shënuar nga Progni. Goli i tij u barazuan në minutën e 5 shtesë nga Moçka që kopjon portierin Brinjoli të Beneventos ndaj Milanit edhe ai një gol për një pikë.

Luftëtari 1-0 Kamza

Mjafton një gol i Rapos bashkuar me një gafë të Gjonikajt, portierit të Kamzës për tu dhënë fitoren bluezinjve. Jo vetëm Gjonikaj por edhe vlonjati i Luftëtarit Bregu i humburi tjetër i madh i kësaj ndeshje me rastet e shumta të humbura. Tashmë Luftëtari me këtë formë që po tregon hedh seriozisht kandidaturën për në Europë.

Vllaznia 3-0 Flamurtari

Vllaznia përfiton  nga mungesat e Flamurtarit dhe e shkërmoq atë në ndeshjen e luajtur në Shkodër. Një hakmarrje e vogël edhe për Ernest Gjokën në stol ndaj kuqezinjve, një hakmarrje që nis nga një tjetër ish i Flamurtarit këtë herë në fushë. Është Vucaj që hap serinë e golave me një gol nga goditja standarte. Tashmë distanca me Teutën është tre pikë që shton qetësinë në Shkodër pas humbjes nga Laçi.

 

Kategoria Superiore, Java e 23

Skënderbeu – Laçi

Shënues:Aliti 4’, Soue 36’, 56’, Krasniqi 84’

Lushnja – Kukësi 1-2

Shënues: Canka 46’/Idrizi 41’, Guri 43’

Teuta – Partizani 1-1

Shënues: Progni 25’/Moçka 95’

Luftëtari – Kamza 1-0

Shënues: Rapo 69’

Vllaznia – Flamurtari  3-0

Shënues: Vucaj 13’, Sukaj 37’, 48’

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re