Ekipit të Skënderbeut i zhbllokohet merkatoja përgjatë muajit janar. Sipas informacioneve pranë “Faxnews” mësohet se “Ujqërit e Dëborës” kanë marrë dritën jeshile nga autoritete për të vazhduar qetësisht merkaton e janarit për të afruar lojtarë të rinj në stol, duke sjellë kështu një frymë më konkurruese përgjatë javëve të mbetur deri në fund të kampionatit. Lidhur me këtë Skënderbeu ka arritur të mbyll çështjen e detyrimit financiar që kishte ndaj ish-lojtarit, Arnaud Guezh.

Ndërkohë ditët e fundit klubi korçar ka zyrtarizuar katër afrime të reja për të forcuar repartet e ekipit në mënyrë që të rriti rezultatet pozitive në javët që kanë mbetur nga Superliga Shqiptare.

Abei Agbodzien, Vangjell Zguron, Lead Sadriun dhe Melos Bajramin, si dhe të tjerë që pritet të bashkohen në ditët e ardhshme.

Të Katër futbollistët janë nën dispozicion të trajnerit dhe do të aktivizohen në sfidën ndaj Partizanit.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re