Një skenë rrëqethëse është regjistruar të martën në Evia të Greqisë, ku është krijuar një tornado uji për shkak të reshjeve të dendura dhe erës intensive.

Sipas qytetarëve, një tornado uji është parë në bregun e Limnionas në Evian qendrore.

Një tornado uji është një dukuri e shpeshtë gjatë stuhive, formohet mbi sipërfaqe deti ose ujore dhe kur lëviz nga uji në tokë konsiderohet të bëhet një tornado.

Shkaku kryesor i këtij fenomeni është diferenca e madhe e temperaturës midis sipërfaqeve të ujit dhe shtresave të sipërme të atmosferës. /tesheshi.com/

 

 

 

 

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re