Skip to content

Skenë filmash në Fier/ Kapet shoferi polak duke “fluturuar” me Ferrari 231 km/h, pa patente dhe mjet në kërkim

ferrari

Shpejtësi skëtërrë, me makinë në kërkim dhe me patente të falsifikuar.

Kjo është ajo që është regjistruar në një ngjarje vërtet të paprecedente në rrugën e Bypass-it të Fierit nga uniformat blu.

Protagonist ka qënë një shtetas polak I cili ishte duke drejtuar një “Ferrari: me shpejtësi 231 km në orë të kapur nga radari I policisë. Një makinë që në fakt kishte parregullsi pasi ishte në kërkim në Gjermani për mungesë siguracioni. Po ashtu rezultoi gjatë verifikimeve se drejtuesi I makinës, 50 vjecari polak kishte një patentet të falsifikuar.

 

Në Bypass-in e Fierit, shërbimet e Policisë Rrugore kanë konstatuar nëpërmjet radarit, automjetin tip “Ferrari” me targa gjermane, që drejtohej me shpejtësi 231 km/h, nga shtetasi T. S., 50 vjeç, nga Polonia.

Nga verifikimet e kryera në bashkëpunim me Interpolin ka rezultuar se ky automjet është i shpallur në kërkim në Gjermani, për mungesë siguracioni. Gjithashtu, leja e drejtimit që ky shtetas i paraqiti punonjësve të Policisë, ishte e falsifikuar.

Në vijim të veprimeve, nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Fier u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit T. S., për veprat penale “Përdorimi i dokumenteve të falsifikuara” dhe “Falsifikimi i vulave, stampave ose i formularëve”.

Për këtë shtetas u vendos edhe masa administrative 80.000 lekë të rinj, për tejkalim të normave të shpejtësisë dhe mungesë siguracioni.

Automjeti tip “Ferrari” u sekuestrua në cilësinë e provës materiale