LUSHNJË- Dy persona me armë dhe të maskuar kanë tentuar të grabisin një banesë në fshatin Bubullimë në Lushnjë. Ata u kapën në flagrancë në oborrin e shtëpisë, teksa po përpiqeshin të hynin brenda për të kryer grabitjen.

Gjithashtu u arrestua edhe një 30-vjeçar, i cili transportoi këta shtetas në vendngjarje dhe priste për t’i marrë sërish, pas kryerjes së grabitjes.

Autoritetet sekuestruan 1 armë zjarri pistoletë me 1 krehër me municion luftarak, 2 maska, doreza plastike, 10 lidhëse plastike të lidhura në formë prangash dhe automjetin që drejtonte 30-vjeçari./n.m.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re