Ish-kryeministri Sali Berisha, në fjalën e tij nga Kuvendi, ka akuzuar maxhorancën, se po tenton që të futet në punët e brendshme të opozitës dhe të emërojë përfaqësuesit e saj.

Berisha u shpreh se “skena të tilla, nuk kanë ndodhur kurrë në historinë e këtij Parlamenti. Ka pas krime të shëmtuara, po akte të tilla ku përpiqeni të emëroni opozitë dhe të merrni të drejtën deputetëve të opozitës së kush do i përfaqësoj ata, kjo nuk ka ndodhur asnjëherë”.

“Siç e shikoni në këtë seancë deputetet e dalët nga krimi, droga përpiqen të imponojnë për opozitë atë që duan ata. Të zgjedhin dhe opozitën tuaj. Nuk ka skenë dhe seancë më të shëmtuar. Nuk ka asgjë më të shpifur kur ju rregullat elementarë në interes të funksionimi të këtij institucioni i shkelmoni me akt armiqësor ndaj opozitës. Ju jeni të aftë për çdo shkelje ligjore dhe kushtetuese. Skena të tilla, nuk kanë ndodhur kurrë në historinë e këtij Parlamenti.

Ka pas krime të shëmtuara, po akte të tilla ku përpiqeni të emëroni opozitë dhe të merrni të drejtën deputetëve të opozitës së kush do i përfaqësoj ata, kjo nuk ka ndodhur asnjëherë. Është një akti i papërgjegjshëm. Ju them qytetarëve është një akt armiqësor ndaj jush. Këta nuk lan asnjë alternativë tjetër, veç një parlament që funksionon si një partiak që duhet fshirë nga faqja e dheut. Si nuk lexon ti shkresën e grupit parlamentar të opozitës  Çfarë është kjo. Keni cipë, keni turp, keni ndërgjegje politike. Po tejkaloni çdo ditë çdo limit. Po riktheni standardet më të shëmtuara. Po i shkelmoni opozitës të drejtat kushtetuese elementare”, deklaroi Berisha nga Kuvendi.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re