Skip to content

“S’keni turp t’ju mundin edhe ata lark*rat”, shoqërohet në polici trajneri shqiptar që rrihte futbollistët me shpulla

Policia ka shoqëruar trajnerin Ndue Tarazhi i cili u shfaq duke dhunuar futbollistët e U-17 të Laçit.

Grupi hetimor po  e merr në pyetje duke i kërkuar shpjegime lidhur me sjelljen e treguar.

Në një video ai shfaqej duke goditur lojtarët.

Gjithashtu po merret në pyetje edhe një nga oficerët e policisë që u shfaq në video e publikuar në mediat sociale.

Pavarësisht se ishte dëshmitarë i dhunës që trajneri ushtroi ndaj futbollistëve, polici nuk ndërhyri.