Skip to content

Skiatorja Lara Colturi “fut në sherr” Italinë dhe Shqipërinë!

640 0 1736270787xlara colturi fis alpine ski world cup 2024 2025 in killington vermont usa 850x450 700

Vetëm 24 orë pas arritjes së madhe të Lara Colturit në Sllallomin Gjigand të Grasnja Gorës në Slloveni, situata duket se nuk është më e qetë në kampin e familjes së saj, që praktikisht është edhe ekipi i Larës, ku kryesorja është nëna, Daniela Ceccarelli, ish-kampionia italiane e Botës dhe Olimpike dhe babai i Larës së bashku me menaxherin.

Por kur Lara deri dje ishte thjesht një fëmijë i vogël, me pak shpenzime dhe me kërkesa minimaliste, pasi rezultatet dhe pjesëmarrja ishte në aktivitete të rinjsh, gjërat ishin ndryshe, ndërsa sot, pas këtij edicion të Kupës së Botës dhe kur e gjithë bota e skive përgatitet për Olimpiadën Dimërore të janarit të ardhshëm në Kortina të Italisë, gjërat janë ndryshe.

Lara ka arritur në dy prej 9 etapave të Kupës së Botë që janë zhvilluar të renditet e dyta, jashtë pritshmërive, por me kërkesa, motivim dhe ambicie gjithnjë e në rritje. Për të arritur deri këtu, sigurisht të angazhuar familjarisht, nëna, babai dhe menaxheri i saj, kostot sipas burimeve konfidenciale janë rreth 500.000 euro në vit.

Ndërkohë sponsorët aktualë që Lara mban në fanelën e saj janë të gjitha të ardhura për të dhe familjen, por nuk janë kontrata të mëdha, madje i njëjti burim na bën me dije se këta sponsora sjellin rreth 150.000 euro për ta dhe rreth 100.000 euro i sigurohen nga Federata Shqiptare e Skive, në bashkëpunim me Bashkinë e Tiranës dhe sponsora të ndryshëm. Dhe nuk ka nevojë shumë për të kuptuar që sot familja e Larës, së bashku me të dalin me humbje.Nëna e saj, Daniela Ceccarelli, përpara se Lara të rritej dhe pasi kishte lënë sportin ishte komentatore teknike e Rai Sport dhe Sky Italia dhe paralelisht së bashku me bashkëshortin e saj kishin një shkollë skish, që përdorej padyshim mbiemri Ceccarelli, që në Itali është një simbol i skive. Të gjitha këto biznese dhe para u ndaluan për të ndjekur talentin e vajzës dhe për ta ngjitur atë në majën e skive, që rrjedhimisht do t’i sillte edhe para të një tjetër niveli nga ato çfarë po i sigurojmë ne sot.

Lajmi i rremë i publikuar 24 orë në Sky Italia që më pas u hoq