Dy të rinj nga Laci janë vënë në pranga pasi dyshohet se kanë kryer një numër të madh vjedhjesh në Tiranë.

Një aksion I ndërmarrë nga policia e Komisariatit nr.6 bëri të mundur zbardhjen e rasteve të vjedhjeve të pronës dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të shtetasve A. GJ., 20 vjeç dhe O. F., 22 vjeç, të dy banues në Laç.

Ndërkohë janë shpallur në kërkim edhe dy shtetas të tjerë, po nga Laci, E. N., 23 vjeç dhe L. D., 27 vjeç.

Gjatë patrullimit në zonën e Unazës, policia ka konstatuar këta shtetas duke bërë lëvizje të dyshimta në zonën përreth.

Menjëherë shërbimet janë afruar për të bërë verifikimet e personave dhe 2 nga prej tyre, sapo kanë parë shërbimet e Policisë, janë larguar me vrap.

Nga hetimet e para tregohet se bashkëpunim me njëri-tjetrin kryenin një sërë vjedhjesh me thyerje në zona të ndryshme të Tiranës.

Gjithashtu, nga veprimet hetimore të kryera dyshohet se këta shtetas janë dhe autorë të disa vjedhjeve të tjera dhe dëmtimeve të një numri të konsiderueshëm automjetesh dhe biçikletash, konkretisht:

•Më datë 02.07.2020, në rrugën “Grigor Gjirokastriti”, kanë thyer xhamin e mjetit në pronësi të shtetases R. P. dhe kanë vjedhur sende elektroshtëpiake.

•Më datë 02.07.2020, në rrugën “Grigor Gjirokastriti”, kanë thyer xhamin e mjetit në pronësi të shtetasit E. K. dhe kanë vjedhur një palë syze dhe një çantë.

•Më datë 02.07.2020, në rrugën “Grigor Gjirokastriti”, kanë thyer xhamin e mjetit në pronësi të shtetasit O. S.

•Më datë 03.07.2020, në rrugën “Marije Kraja” kanë thyer xhamat e 4 mjeteve.

•Më datë 04.07.2020, në rrugën “Artan Lenja” kanë thyer xhamat e 6 mjeteve.

•Më datë 05.07.2020, në rrugën “Kongresi i Lushnjës” kanë thyer xhamat e 9 mjeteve.

•Më datë 07.07.2020, në rrugën “Jusuf Virjoni”, kanë thyer xhamin e mjetit në pronësi të shtetases H. M.

•Më datë 07.07.2020, në rrugën “Perlat Rexhepi”, kanë thyer xhamin e mjetit të shtetasit M. N., ku kanë marrë një palë syze dhe një shumë parash.

•Më datë 07.07.2020, në rrugën “Zef Jubani”, kanë thyer xhamin e mjetit në përdorim nga shtetasi E. R.

Në vijim të veprimeve hetimore është gjetur dhe sekuestruar një biçikletë e vjedhur, të cilën këta shtetas ia kishin shitur shtetasit K. GJ., i cili u procedua në gjendje të lirë për veprën penale “Përvetësimi i parave ose mallrave qe rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko