Banda e grabitësve te kasafortave ishte përballur me uniformat blu dhe 3 muaj më parë, ndërsa kishin qëlluar me armë ndaj policeve.

 

I cilësuar si një nga grupet më të rrezikshme të kryeqytetit, ne muajin mars grabitësit u përballen me policinë ne Fushe Preze.

 

Gjatë ndjekjes ata qëlluan me armë ndaj efektivave duke rrezikuar seriozisht jetën e tyre, si të vetmen mënyrë për t’iu larguar kapjes.

 

Sipas policisë të dokumentuara janë vjedhjet e 11 bizneseve, por hetuesit dyshojnë se ata janë autorë të 24 vjedhjeve ne total, kryesisht të kasafortave.

 

I liruar pak kohë më parë pas akuzave për shpërdorim detyre dhe dekonspirim ne grup punonte dhe ish-efektivi Engrid Henaj.

 

Pas arrestimit policia i sekuestroi atyre pajisje për hapjen e kasafortave, të cilat i kishin përdorur ne disa biznese ne qytete të ndryshme.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re