Arrestohet në Pogradec 18 vjeçari Ervin Sulejmani i njohur si skifteri i Pogradecit.

 

Mbi të rëndojnë më shumë se njëzet vjedhje përfshire edhe zyrën e njërit prej noterëve më të njohur të këtij qyteti, ku arriti të vjedhë 7000 euro.

 

18 vjeçari ishte kthyer në tmerrin e tregëtarëve por dhe banorëve të qytetit liqenor pasi nuk vidhte vetëm dyqane por edhe shtëpi.

 

Zanatin e “skifterit” e ka filluar që në moshë të vogël por më vonë e ka kthyer në profesion.

 

Vjedhja e fundit ka qënë e para tre ditëve ku ka rrënë edhe në prangat e policisë. Dje gjykata e Pogradecit ka dhënë për 18 vjeçarin dhe një bashkëpuntor të tij, më të ritur, masën e sigurisë arrest me burg.

 

Nëse herë tjetër ka përfituar si minore duke ia hedhur palagur kesaj radhë “skifteri” duket se do të qëndrojë gjatë pas hekurave.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re