Skip to content

“S’kishim dijeni”- I gjetën rreth 50 kg drogë në kamion, arrestohen baba e bir në Kapshticë! Zbulohet itinerari, nga Greqia do të transportohej në…

Baba e bir janë vendosur në pranga nga policia pasi iu gjetën rreth 50 kg drogë në kamion në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës.

Sipas informacioneve, mësohet se droga e gjetur në kamion kishte destinacion Greqinë dhe më pas Turqinë.

Baba e bir, nga Tirana, kanë deklaruar se nuk kanë dijeni për sasinë e drogës të gjetur në kamion.

Sipas burimeve nga policia, kamioni u fut në skaner sipas procedurave dhe u konstatua lënda narkotike e fshehur në rimorkio.

Mësohet se ka persona të tjerë të përfshirë dhe policia po heton rastin.

“”