Një ngjarje mjaft e rrallë ka ndodhur në emisionin “Open”, ku e ftuar ishte kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, e cila u rizgjodh në krye të kësaj partie në zgjedhjet online ,që u mbajtën para pak ditësh.

Kryemadhi po kritikohej nga analistët se në zgjedhjet e LSI-së, nuk pati kandidatë rivaël përballë saj.

Për t’ju përgjigjur këtij konstatimi në formë kritike, Kryemadhi ndërmorri një analogji të padëgjuar më parë. Ajo i’u drejtua njërit prej analistëve me fjalët: “Pse bashkëshortja jote kishte dy-tre kandidatë dhe të zgjodhi ty?”.

Nuk kuptohet shumë lidhja mes zgjedhejve në parti dhe martesës së analistit, por ndoshta Kryemadhi ka dashur të thotë, se demokracia dhe gara, duhet aplikuar në çdo fushë të jetës.

/TPZ.al/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re