Patrikana në Stamboll miratoi zyrtarisht këtë të zyrtarisht
pavarësinë e Kishës Orthodhokse të Ukrainës, duke shënuar një ndarje historike
me Kishën Ortodokse Ruse, të cilën udhëheqësit ukrainas e konsiderojnë e
rëndësi jetike për sigurinë e vendit.

Dekreti i cili garanton autoqefalinë e Kishës ukrainase u nënshkrua
nga Patriarku Ekumenik Bartolomeu në prani të kreut të Kishës Orthodhokse të
Ukrainës, Mitropoliti i Epifanisë, Presidentit Petro Poroshenko, Ministrit të Jashtëm
Pavel Klimkin dhe kryeparlamentarit Andrej Parubijem. Ceremonia u krye në
Katedralen e “Shën Xhorxhit” në Patriarkanën e Stambollit.

Patrikana, selia udhëheqësese shpirtërore e 300 milion të
krishterëve ortodoksë, mbështeti që në tetor nga kërkesën e Ukrainës për një
kishë të re.

Muajin e kaluar, Ukrania ka zgjedhur 39-vjeçarin Mitropoliti Epifani,
si lider të kishës së re, një veprim që presidenti Poroshenko e krahasoi me
referendumin e Ukrainës për pavarësi nga Bashkimi Sovjetik në vitin 1991.

Ky veprim ka zemëruar Moskën dhe e ka detyruar presidentin
Vladimir Putin që të paralajmëroi deri “një gjakderdhje të re”.

Marrëdhëniet mes Ukrainës dhe Rusisë janë përkeqësuar
plotësisht pas pushtimit rus të Krimesë në vitin 2014.

Kisha Orthodhokse e Ukrainës për qindra vjet ka qenë në vartësi
të Moskës dhe udhëheqësit ukrainas e konsiderojnë pavarësinë e Kishës së tyre jetike
në luftën kundër ndikimit rus, sipas Reuters.

Ndër reagimet e para, ishte ai i zëdhënësit të Kishës
Ortodokse Ruse, Vladimir Legojda, i cili deklaroi se Tomos-it (komanda) e
autoqefalisë së Kishës Orthodhokse të Ukrainës, është vetëm letër të thjeshtë,
e cila nuk ka një peshë kanonike.

Dhënia e autoqefalisë për Kishën Ortodokse Ukrainasë nga ana e
Patriarkanës së Stambollit, mund të konsiderohet si skizma më e madhe e kohëve modernes
mes dy selive të Ortodoksisë Botërore, asaj ruse dhe të Konstandinopojës. Por  muk është një skizëm teologjike më shumë se sa
politike.     

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re