Skocia mbetet epiqendra europiane e vdekjeve nga droga dhe sipas anketimeve rezulton e para për shtatë vite me radhë që nga viti 2013.

Raportimi zgjeron hendekun e madh brenda vetë Britanisë së Madhe midis këtij kombi dhe të tjerëve, me përqindje 3,5 më të lartë se ajo e njerëzve të vrarë nga droga, krahasuar me Anglinë apo Uellsin.

Në total, vdekjet vjetore midis të varurve nga droga të regjistruara në Skoci u rrit në 1 339 personave, nga 1 264 një vit më parë.

Është një rezultat shkatërrues edhe për qeverinë lokale të Edimburgut, të udhëhequr nga kryeministrja Nicola Sturgeon, e cila është e angazhuar për një referendum të dytë, post Brexit, për shkëputjen nga Britania e Madhe, por me sa duket në pamundësi për ta arritur atë.

“Këto janë të dhëna janë një turp kombëtar”, theksoi Sturgeon duke e pranuar fenomenin.

Në nivelin e renditjes kontinentale, tragjedia e drogës vazhdon të marrë më shumë viktima në proporcion mbi të gjitha në Evropën Veriore.

Pas Skocisë renditet Suedia dhe Norvegjia, e ndjekur nga Irlanda, Finlanda, Sllovenia, Danimarka, Kroacia, Austria, Estonia dhe Lituania.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re