Arrestohet në flagrancë një shtetas pasi kanosi me armë gjahu vëllain e tij

Nga Specialistët e Seksionit për Krimet u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit: Beqar Musej, 58 vjeç, banues në fshatin Çorogjaf, Poliçan. Arrestimi i tij u bë pasi, pas një konflikti për motive të dobëta ka marrë armën e gjahut dhe ka hyrë me forcë në banesën e vëllait të tij, shtetasit N.M, 63 vjeç, banues në fshatin Çorogjaf, Poliçan. Policia e Skraparit sapo mori njoftim menjëherë organizoi punën dhe falë reagimit të shpejtë arritën të parandalonin përshkallëzimin e konfliktit. Materialet u referuan në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për veprat penale, “Dhuna në familje” , “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive’’, parashikuar nga nenet 130/a dhe 280 të Kodit Penal.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re