Skrapar, vidhte naftë nga mjetet e punës të një firme, arrestohet në flagrancë nga Policia.
Arrestohet dhe roja i SHPSF-së dhe manovratori i mjeteve të rënda si bashkëpuntorë.
Nga Specialistët e Seksionit për Krimet u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:
·Zimis Xhufkollari, 28 vjeç, banues në Miminas, Berat.
·Kastriot Zaimi, 56 vjeç, banues në Therepel, Skrapar, punonjës i SHPSF-së.
·Pjerin Nikolli, 37 vjeç, banues në Lagjen Nr.15, Durrës, punonjës manovrator pranë një firme që punon për gazsjellësin.
Arrestimi i shtetasve të lartpërmendur u bë pasi gjatë natës, shërbimet e Komisariatit të Policisë Skrapar kanë kapur në flagrancë shtetasin Zimis Xhufkollari, i cili drejtonte mjetin tip furgon, ku brenda tij kishte 500 litra naftë duke pretenduar se e kishte blerë.
Nga kryerja e veprimeve proçeduriale rezultoi se kjo sasi nafte ishte vjedhur në pikën e parkimit në Qafë Shkozë, Therepel, në mjetet e punës të firmës që punon për gazsjellësin.
Shtetasi Zimis Xhufkollari, për të marrë naftën u ka dhënë një sasi lekësh rojes së SHPSF-së shtetasit Kastriot Zaimi dhe punonjësit manovrator, shtetasit Pjerin Nikolli.
Materialet në ngarkim të këtyre shtetasve do i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprat penale ”Vjedhje, e kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga nenet 134 dhe 25 të Kodit Penal.