SKRAPARI – DOMOSDOVA 1 – 0

Shënues: Karamani 22′

Skrapari: Spahiu, Tafa, Haxhiu, Qose, Bucani, Lamce (Xhizdari 46′), Karamani, Isufi, Guri, Kallmi, Fejzaj (Dosti 64′). Trajner: A. Spahiu.

Domosdova: Bogdani, Rira, Gura, Dushku, Bego, Cërriku, Bozha, Kace, Karaj, A. Kukli, Stojku. Trajner: E. Karriqi.

Gjyqtarë: R. Zeneli, M. Qose, M. Sino (Lushnjë)

Kartonë të kuq: Bego 90′ Kukli 90′

Nis me fitore viti 2018 për Skraparin në Kategorinë e Dytë. Duket se rikthimi i presidentit Caka dhe afrimi Madrid Muxhaj në stafin drejtues të skuadrës kanë dhënë efektet e veta. Po ashtu në skuadër janë bërë disa afrime që u bashkohen ekipit të pjesës së parë të sezonit. Tashmë Skrapari synon të përsëris atë që bëri dy sezone më parë për të shpëtuar sezonin dhe të qëndrojnë në këtë kategori.

Ndeshja vendoset që në pjesën e parë , falë golit të kapitenit të skuadrës fatjon Karamani me një goditje nga distanca në minutën e 22’. Skrapari e ka dominuar këtë takim, i cili është luajtur në kushte aspak të mira për shkak të terrenit të rënduar edhe nga shirat e rëna.

Në fund miqtë nga Përrenjasi e mbyllin ndeshjen me 9 futbollist për shkak të daljeve me karton të kuq të dy futbollistëve: Bego dhe Kukli.

Skrapari shënon fitoren e dytë në këtë sezon dhe të parën në shtëpi por sërish mbeten të fundt vend nga i cili duhet të largohen sa më shpejt./Berati.TV

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re