Skuadra më e re në qarkun e Beratit, Osumi dhe Skrapari në përgatitjet për sezonin e ri kanë zhvilluar një takim miqësor mes tyre në fushën sportive të Urës Vajgurore.

Ndeshja është zhvilluar interesante dhe të dy skuadrat edhe pse në periudhë përgatitjesh kanë treguar dëshirë dhe rivalitet për të fituar ndeshjen. Ky takim është ndjekur nga një numër i kënaqshëm spektatorësh rreth 1000.

Te dyja skuadrat kanë element me eksperiencë në kategori të ndryshme të futbollit shqiptar, si: Karamani, Kajo, Koroveshi, Hadaj, S. Gega etj., për Skraparin. Në krahun tjetër lojtarë, si: Gucaj, Topi, Lila etj., për Osumin.

Ndeshja është mbyllur me fitoren 3-2 të Skrapari që në këtë sezon militon në Kategorinë e Dytë ndërsa Osumi një kategori më poshtë./Berati.TV

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re