Sot në Skrapar është luajtur derbi i qarkut Berat në Kategorinë e Dytë mes vendasve dhe Naftëtarit. Një ndeshje interesante dhe shumë e luftuar me sdy skuadrave që tashmë nuk kanë asnjë interes për kampionatin dhe kjo ndeshje ishte kënaqësi e shtuar për të dyja skuadrat.

Por Skrapari ashtu, si edhe në sfidën e parë ia del sërish të fitoj duke treguar se ishte në një sezon më të mirë se Naftëtari.

Plot shtatë kartonë të verdhë kanë ndarë të dyja skuadrat mes tyre dhe vetëm një gol. Pasi është mbyllur në shifra të bardha fraksioni i parë i lojës ndeshja është vendosur në të dytën.

Është sulmuesi Oltion Guri i future nga stoli, të cilit i kanë mjaftuar vetëm 5’ minuta në fushë për të vendosur fitoren e Skraparit.

Kështu skrapalinjtë me 26 pikë ngjiten në vendin e 10të në klasifikim ndërsa kuçovarët mbeten në pozitën e 12të me 19 pikë./Berati.TV

Kategoria e dytë, java e 23të

Skrapari 1-0 Naftëtari

Shënues: Guri 69’

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re