Skrapari fiton ndeshjen e fundit sezonale e luajtur në transfertën prrenjasake ndaj Domosdovës. Skuadra vendase luante për shpëtimin por nuk ia dalin dot të fitojnë në shtëpi.

Ndeshjen e nisin me dy gola të shënuara nga Karaj por përmbysja nis që në fraksionin e parë. Në pjesën e parë është Tafa ai që ngushton shifrat në këtë fraksion.

Ndërsa në pjesën e dytë janë golat e Fejzaj dhe Isufit që përmbysin sfidën duke I dhënë një fitore skrapalinjve.

Duke pritur ndeshjen e fundit në shtëpi Skrapari është ngjitur në vendin e 8 duke bërë një super fazë të dytë pas fazës së parë ku rrezikonte edhe mbijetesën dhe ky sezon është i ndryshëm nga ai i shkuari./Berati.Tv

Domosdova 2-3 Skrapari

Shënues: S. Karaj 19’, 26’/ Tafa 36’, Fejzaz 73’, Isufi 80’

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re