Ka goleadë në Skrapar në ndeshjen mes vendasve dhe Delvinës ku janë shënuar plot 11 gola porn ë fund ata që fitojnë janë skrapalinjtë. Por më shumë se fitorja miqtë kanë qënë të interesuar për golat e Dritan Mehmeti që ia del të shënoj një pesëgolësh në këtë sfidë. Ndërsa për vendasit është kapiteni Karamani që shënon tre gola, Guri dy gola dhe Renato Tafa vetëm një gol.

Në pjesën e parë janë shënuar vetëm 4 gola ndërsa 7 të tjerët janë shënuar në të dytën madje vetëm në harkun e 30’ minutave. Pas kësaj fitore Skrapari mbetet në vendin e 9të duke i bërë një mbyllje komode kampionatit në shtëpinë e tyre duke pritur tashmë edhe ndeshjen e fundit të kampionatit.

Në fund tashmë mbetet Domosdova ndërsa në krahun tjetër nuk ndryshon asgjë në krye me Elbasanin, Orikun dhe Albpetrolin që edhe në javën e fundit do të luftojnë për dy vendet e para, atë që të dërgon në Kategorinë e Parë dhe vendin e playoff-it./Berati.TV

Skrapari 6-5 Delvina

Shënues: Karamani 17’, 54’, 67’, Tafa 25’, Guri 26’, 76’/ Mehmeti 23’, 46’, 52’, 72’, 75’

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re