Vazhdon të bëjnë figura të ndryshme dy skuadrat e qarkut tonë në Kategorinë e Dytë me Skraparin që po lufton për një vend në Kategorinë e Parë dhe Naftëtarin që endet në fundin e renditjes.

Skrapari ia ka dalë të marrë një fitore të rëndësishme në transfertë përballë Gramozit. Për skrapalinjtë mjafton një gol i Jahos në fillimin e ndeshjes për të vulosur fitoren në Ersekë. Në vazhdim janë vendasit që kërkojnë të shënojnë golin e barazimit por pa ia dalë mbanë dhe Skrapari është njëra ndër skuadrat në ndjekje të Shkumbinit kryesues.

Për Naftëtarit vazhdon të mbetet problem marrja  e rezultateve dhe këtë herë ka dështuar në Përmet. Pas një pjese të parë të balancuar në të dytën është një gol i Merkos nga goditja standarte që vendos ndeshjen./Berati.TV

Kategoria e Dytë

Gramozi 0-1 Skrapari

Shënues: Jaho 10’

Gramozi: Jace, Mete, Gjoni, Er. Mydini, Kodra, Rumi, Aliko(Çarçani 80’), Et. Mydini, Dalipi(A. Kodra 63’), En. Mydini, Cenko. Tr. I. Qirjako

Skrapari: Spahiu, Gega, Haxhiu, Kajo, Karamani, Kororveshi(Bilçari 53’), Guri, Jaho, Pepa(Lamçe 91’), Dosti(Tafa 85’), Isufi. Tr. I. Spahiu

Kartonë të verdhë: Spahiu, Jaho, Isufi

Gjyqtarë: E. Bylybashi, E. Gjoni, R. Muzhaqi(Elbasan)

Vëzhgues: G. Loxe(Korçë) ; Delegat: R. Rrapo (Korçë)

Përmeti 1-0 Naftëtari

Shënues: Merko 58’

Përmeti: Xhako, Hoxha(Zhamo 49’), Lamaj, Sanxhaku, Çela(Mamushi 60’), Karalliu, Todhe, A. Rizvani, E. Rizvani, Mihali(Teka 80’), Merko. Tr. B. Hajredini

Naftëtari: Sinjari, Cerova, Damo(Qose 60’), Gjolikaj, Haxhiu, Koxhaj, Lamaj(Taka 75’), Marini, Serdari, Ymeri, Sarduri. Tr. B. Fraholli

Kartonë të verdhë: Hoxha, Mihali/ Lamaj, Taka

Gjyqtarë: K. Hoxha(Gjirokastër), A. Canaj, I. Muçi(Sarandë)

Vëzhgues: S. Qurku(Sarandë) ; Delegat: Sh. Ali (Delvinë)

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re