Në këtë 2018 Skrapari po tregon një tjetër fytyrë pasi në ndeshjen e dytë të këtij viti gjen edhe fitoren e dytë dhe për herë të parë lë vendin e fundit në renditje.

Pjesa e parë mbyllet me fitoren e miqve nga Këlcyra falë golit të shënuar nga Sadikaj.

Por në të dytën skrapalinjtë ndryshojnë fytyrë dhe përmbysin shifrat. Është fillimisht kapiteni Karamani që shënon një tjetër supergol.

Por ndeshja do të vendosej vetëm në fund falë golit të sulmuesit beratas, Kallmi.

Grupi B në Kategorinë e Dytë vazhdon të udhëhqet nga Elbasani ndrsa Orikumi, Albpetroli, Devolli dhe Butrinti mbeten në lojë për dy vendet e para.

Skrapari 2-1 Këlcyra

Shënues: Karamani 74’, Kallmi 90’/Sadikaj 34’

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re