Një ndeshje e fortë ishte ajo e zhvilluar sot në Skrapar mes vendasve dhe miqve të Devollit. Ka qënë një ndeshje e luftuar nga të dy skuadrat që kanë pozicione të ndryshme në klasifikim. Janë plot gjashtë kartonë të verdhë gjatë sfidës që tregon ‘’luftë’’ sportive në fushë.
Pavarsisht përpjekjeve nga të dy skuadrat vetëm një gol i sulmuesit të Skraparit, Guri që vendos sfidën. Pas një pjese të mbyllur në barazim pa gola është Guri që në minutën e 70’ shënon golin që u jep fitoren skrapalinjve.
Një fitore që nuk e shkëput dot Skraparin nga vendi i fundit edhe pse kjo pjesë e dytë e sezonit për Skraparin po tregon një tjetër fytyrë nga ajo e fazës së parë. Ndërkohë në këtë grup fitojnë Elbasani dhe Oriku që vazhdojnë të luftojnë në distancë për vendin e parë./Berati.TV
Kategoria e Dytë, grupi B
Skrapari 1-0 Devolli
Shënues: Guri 70’



