Në një konferencë për mediat, ish-kryeministri u pyet nga gazetarët nëse “Shtëpia e Lirisë” do të jetë emri i partisë së re opozitare.

 

Por, Sali Berisha pohoi që nuk do të ketë një parti të re.

 

“Nuk do të ketë parti të re. Kjo është Partia Demokratike, opozita e vërtetë. Nuk mund të marrë peng pluralizmin politik një njeri që paraqet standarde më të veçanta të historisë politike të Shqipërisë.”

 

Berisha komentoi edhe dorëheqjen e Grida Dumës si nënkryetare e Partisë Demokratike, duke thënë se mirëpret atë dhe gjithë demokratët e tjerë që t’i bashkohen grupit të Komisionit të Rithemelimit.

 

“Mirëpres dhe vlerësoj çdo deklaratë të deputetëve. Mirëpres bashkimin e tyre me grupin e Komisionit të Rithemelimit dhe i garantoj që ky bashkim ka në bazë vlerësimin e palëkundur të kontributeve të gjithësecilit në PD. Komisioni i Rithemelimit është i përkohshëm, i zgjedhur në një Kuvend. Në Kuvendin e ardhshëm, nuk do të ekzistojë.”

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re