Kampionatit evropian bëhet gati për të prezantuar Spanjën, një ndër skuadrat përfaqësuese më me emër të Kontinentit të Vjetër, që ashtu si edhe Gjermania është kurorëzuar plot tri herë me trofeun e lakmuar “Henri Delaunay”.

Bëhet fjalë për ndeshjen numër 9 të këtij edicioni dhe “furia e kuqe” do ta nisë rrugëtimin këtë herë kunder Suedisë. “La Roja” do të ketë favorin e faktorit fushë në fazën hapëse të këtij europiani, duke pasur parasysh faktin që skuadra e drejtuar nga trajneri Luis Enrique do t’i zhvillojë tre ndeshjet e para të raundit të grupeve në shtëpi, në qytetin e Seviljes.

Këtë herë nga qyteti më i madh andaluzian është përzgjedhur pikërisht stadiumi “La Cartuja”, me një kapacitet prej 60.000 spektatorësh. Stadiumi olimpik i Seviljes është impianti i gjashtë për nga madhësia në Spanjë dhe sipas parashikimeve, protokollit anti – covid apo dhe masave shtrënguese në vend mendohet që “La Cartuja” të mbajë mbi shpatulla deri në 30% të kapacitetit, pra afërsisht rreth 18.000 spektatorë.

“La Roja”, nga 26 lojtarë të federuar në listën e UEFA-s plot 14 prej tyre luajnë jashtë kufijve të Spanjës, 10 prej të cilëve pikërisht në Premier League me skuadrat më të mira në ishull. Spanja pozicionohet e gjashta, ndërsa Suedia renditet në vendin e 18-të, në klasifikimin e përgjithshëm të FIFA-s dhe është interesant fakti që dy vendet ritakohen përsëri, pasi u ndeshën bashkë edhe gjatë fazës kualifikuese.

Takimi do të mbahet në mbrëmje në orën 21:00 dhe “La Cartuja” do të bëhet i pari stadium spanjoll që do të presë një ndeshje të një aktiviteti të rëndësishëm që nga viti i largët 1982, kur vendi iberik organizoi Kampionatin e 12-te Botëror.

Në Grupin E bëjnë pjesë gjithashtu edhe Polonia me Sllovakinë dhe ekipet në këtë grup do të zbresin sërish në fushë edhe të premten e ardhshme, ku Suedia do të masë forcat me Sllovakinë, ndërsa Spanja do të sfidojë Poloninë e Robert Lewandowskit.

Bëhet fjalë për takimin e vitit 2008 në Innsbruck të Austrisë, ku Zlatan Ibrahimoviç barazoi golin e shpejtë të shënuar nga Fernando Torres, ndërsa David Villa realizoi në minutën e dytë shtesë edhe golin e fitores për “furinë e kuqe”.

Ishte një Spanjë tjetër, që nën drejtimin e të madhit Luis Aragones filloi një cikël të papërsëritshëm në historinë e kësaj përfaqësueseje, ndërsa tani gjërat kanë ndryshuar dhe “La Roja” ka fituar vetëm 4 nga 9 takimet e fundit, ku përjashtim bën vetëm sfida me Gjermaninë, pasi tre fitoret e fundit skuadra e drejtuar nga trajneri Luis Enrique i ka regjistruar ndaj Lituanisë, Kosovës dhe Gjeorgjisë.

Suedia ka fituar 5 ndeshjet e fundit në të gjithë kompeticionet, por sidoqoftë edhe “verdhjeshilët” nuk kanë patur ndonjë kalendar të vështirë. Dy vendet janë përballur 15 herë ndërmjet tyre dhe Spanja kryeson bilancin e përgjithshëm 7 me 3 me fitore.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re