Motorrët elektrikë duket së janë kthyer në burim aksidentesh. Rasti i fundit është ai i një dite më parë ku një 18 vjeçar u përplas në zonën e Freskut në Tiranë.

 

 

 

Specialisti i Policisë Rrugore, Gerhard Baka sqaroi për Vizion Plus se në dy vitet e fundit numri i aksidenteve të shkaktuar nga skuterat elektrik ka rënë megjithëse kujdesi duhet të jetë i shtuar.

 

 

 

Në intervistën e shkurtër me moderatoren Pranvera Borakaj, Baka tha se për këtë kategori mjetesh mbetet problem vjelja e masave administrative, gjë që i bën edhe më të pavëmendshëm drejtuesit e tyre.

 

 

Pranvera Borakaj: Së pari cilat ishin shkaqet e aksidentit ku humbi jetën adoleshenti ?

 

 

Gerhard Baka: Në lidhjë me shkaqet nuk është kryer ende akt ekspertimi për të dalë në një konkluzion. Jemi në fazat e para të hetimit dhe është një ngjarje e rëndë por nuk mund të themi ashgjë akoma.

 

 

Pranvera Borakaj: Duket se motorrët elektrikë dhe skuterat eletrikë janë kthyer në një shqetësim , pse janë shëndërruar në burime aksidentesh?

 

 

Gerhard Baka: Janë disa faktorë, një ndër faktorët kryesorë është se përdoruesit shpesh herë abuzojnë me paramendimin që nuk ndëshkohen dhe e mendojnë veten si këmbësorë duke mos respektuar rregullat e qarkullimit rrugor, gjë që është e detyrueshme për këdo përdorues rruge. 

 

 

Pranvera Borakaj: Në fakt këto mjete nuk janë të parashikuara në kodin rrugor, çfarë masash duhet të marrë policia?

 

 

Gerhard Baka: “Në lidhje me legjislacionin le të themi që ka një përmirësim se ku do të kategorizohet ky lloj mjeti. Problem është vjelja e masave administrative ndaj drejtuesve të kësaj kategorie mjetesh, sepse nuk ka akoma një azhormin për të gjetur mënyrën e duhur. E në momentin që ne vendosim një masë adminitrative e cila është e pamudnur të vilet del nul. Gjithmonë kemi qenë në kuadrin e këshillimit e sensibilizimit të drejtuesve të kësaj kategorie mjetesh.”

 

 

Pranvera Borakaj: Si ka qenë numri i aksidenteve me humbje jetë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar?

 

 

 

Gerhard Baka: “Po të bëjmë krahasimin vjetor do të themi që kemi ulje me 50% të rasteve të aksidenteve me humbje jete, plagosje apo dëme materiale. Ka një përmirësim, duke marrë parasysh që Tirana çdo vit shtohet statistikisht me përdoruesh mjetesh. Kjo vlen për tu vlerësuar. Për vitin që kemi nisur ky është rasti i dytë e shpresojmë të jetë edhe i fundit. I bëjmë thirrje përdoruesve të mjetieve të tregohen sa më të kujdeshëm. Kujdesi i shtuar është jetë e shpëtuar.”

 

 

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re