Ishin autoritetet belge dhe franceze ato që zbërthyen në fillim kodin e aplikacionit të komunikimeve të kriptuara “Sky ECC”, ndërkohë që tani duket se është në përfundim edhe procesi gjyqësor ndaj grupit të shqiptarëve që u arrestuan atje.

Mediat lokale raportojnë se Prokuroria Federale në Belgjikë ka dhënë pretencën këtë të hënë për një grup trafikantësh, mes të cilëve edhe dy shqiptarë. Ata akuzohen, sipas zbardhjes së komunikimeve në Sky ECC se janë pjesë e grupeve kriminale që “mbytën” Europën me kokainë me origjinë Amerikën Latine.

Lexo edhe :Related Posts

Sipas mediave belge, shqiptarët Paulo D. dhe Flavio B., u arrestuan më 26 tetor 2021teksa policia bastisi një laborator droge në Huysmanslaan në Ixelles.

Hetuesit gjetën aty 177 kilogramë kokainë, si dhe shumë produkte kimike dhe të gjitha furnizimet e nevojshme për përgatitjen e kokainës për shitje, si dhe dy armë zjarri.

Mësohet se prokurori publik kërkoi 7 vjet burg për Flavio B. dhe 6 vjet për Paulo D.

Javën e kaluar, gjyqtari federal Julien Moinil dha një dënim me 9 vjet burg kundër vëllaittë njërit prej krerëve të grupit Eridan Munez Guerrero (mban mbiemrin e gruas kolumbiane).

Të hënën shqiptari Sokol C, u dënua me 7 vjet burg. Ai punon si shofer kamioni në Shqipëri, por me pagën mujore prej 800 eurosh ka mundur të blejë një “Range Rover”, një “Ford Mustang”, një “Mercedes”, një varkë dhe disa apartamente”, thuhet në njoftim.

“Në të njëjtën kohë, vëllai i tij Eridan i dërgon shuma të konsiderueshme parash nga Belgjika. Gjatë kontrollit në shtëpinë e tij në Shqipëri kemi gjetur disa dokumente që e lidhin me automjetet e përdorura në Belgjikë nga organizata kriminale.

Më në fund, gjykatësi federal urdhëroi një dënim me burg prej 13 vjetësh kundër Maringlen C., i cili lidhej me laboratorë të ndryshëm të drogës.

“Gruaja e tij u arrestua në laboratorin e drogës në Graystraat, laboratori ku filloi kjo dosje”, tha magjistrati. “ADN-ja e tij u gjet në një laborator në Anderlecht. Ai ishte në kontakt të ngushtë me Eridan Munez Guerrero, edhe pas arrestimit të tij, dhe ai njihet nga Albelhak H. si një nga njerëzit që e rrëmbyen atë.”, -pohoi magjistrati. /

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re