Skip to content

Sllovakia ia beson një gruaje kreun e shteti

000 1EQ1LO

Zyra statistikore e Sllovakisë tha se Chaputova, nga 98 përqind vota të hedhura në kuti, fitoi 58 përqind, ndërsa kundërshtari i saj Marosh Shefçoviç fitoi 42 përqind të votave.

Shefçoviç, nënkryetari i Komisionit Europian, u tha gazetarëve se ai kontaktoi Chaputova-n dhe e përgëzoi për fitoren.

Presidentja e re e Sllovakisë është 45 vjeçe. E divorcuar kohë më parë  ajo ka dhe dy fëmijë. Politikisht, ajo është anëtare e Partisë Liberale Progresive sllovake, e cila si për paradoks nuk ka përfaqësues parlamentarë.

Në një vend ku martesat e të njëjtit seks dhe adoptimi i fëmijëve janë ende të paligjshme, qëndrimet e saj liberale promovojnë të drejtat e LGBT.