Skip to content

Slloveni/ Forumi Strategjik i Bledit, Rama: Politika e jashtme e harmonizuar me Europën, synimi ynë, BE!

Në Slloveni është zhvilluar edicioni i 20-të i Forumit Strategjik të Bledit.

Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë në diskutimin e mbajtur mbi rolin e shteteve dhe të ardhmen e Bashkimit Evropian.

“Kur vjen fjala për ne dhe për mua që përfaqësoj vendin tim është paksa më ndryshe. Nëse kryeministri slloven do të thoshte çfarë mendon për Brukselin ka shumë për të humbur. Ne nuk kemi dhe duhet të jemi shumë të hapur dhe nga ana tjetër besnikëria jonë nuk është kurrë në dyshim”, tha ai, duke shtuar se kur vjen puna që të ndjekim Europën jemi shumë besnik.