Ndryshe nga siç e kemi parë herë të tjera, avokatja dhe ndërmjetësja e rubrikës “Shihemi në Gjyq”, Eni Çobani, ka reaguar ashpër ndaj njërit prej të ftuarve në emision, duke folur me tone të larta ndaj tij.

Situata gjatë ndërmjetësimit në studio ka përshkallëzuar mes replikave të forta midis Eni Çobanit dhe Safetit, ndërsa ky i fundit kërkon llogari për tokën e bashkëshortes, Vangjelisë dhe paratë e kontratës së qiradhënies nga TAP.

Në një lidhje telefonike me vjehrrën e tij, u sqarua se paratë kanë shkuar për vëllain e sëmurë të Vangjelisë. Megjithatë, ai vazhdon të thotë se do të ndahet nga Vangjelia si dhe vijon të kërkojë paratë.

Këmbëngulja dhe reagimet e tij arrijnë kulmin duke shkaktuar një reagim të beftë nga Eni Çobani i cili nuk ka ndodhur asnjëherë më parë.

Safet: Kur kam ardhur me letrat e TAP-it vjet, kur kam ardhur aty nuk kam borxh unë të vete në burg për këtë!

Eni Çobani: Kërko ndjesë tani, kërkoji ndjesë asaj zonjës tani ti! (Eni Çobani ngrihet në këmbë). Kërkoji ndjesë ti tani asaj Qazimesë tani, publikisht.

Safet: T’i kërkoj unë ndjesë Qazimesë?

Eni Çobani: Jo, jo kërkoji, kërkoji. Kërkoji ndjesë, 80 vjeç!

Safet: Se më ka marrë te TAP-i… ajo më ka mashtruar!

Eni Çobani: Çfarë të ka marrë mo?

Safet: Më ka marrë te TAP-i…

Eni Çobani: Çfarë  të ka marrë mo? Tek unë vjen ti këtu? Tek unë afrohesh ti këtu? Afrohu, afrohu!

(Ardit Gjebrea pozicionohet midis Eni Çobanit dhe Safetit).

Ardit Gjebrea: Këtu nuk të lejoj!

Eni Çobani: Afrohu, afrohu! Po s’jam Vangjelia unë! Jo, jo unë s’jam Vangjelia! Nuk jam Vangjelia unë ore zotëri! Toka nuk është jotja! Toka është e Vangjelisë! Vangjelisë do t’ia marr unë tokën e ty s’do të ta jap!

Përplasja mes tyre ka vijuar ndërsa, Safeti është shprehur  ndaj vjehrrës së tij me fjalë të ashpra, e madje i tha se po ndahej nga vajza e saj, Vangjelia.

Eni Çobani: Tani, në daç mbaje, në daç lëre!

Safet: E kam ndarë unë!

Eni Çobani: E ke ndarë, mirë e ke bërë se do shikoj unë ku do shkosh ti!

Safet: Le të rrijë atje, të vejë te e ëma, te i ati! (Shkund duart). Ka mbaruar puna!

Eni Çobani: Edhe çfarë bëre ti?

Safet: Ka mbaruar puna!

Eni Çobani: Po çfarë bëre me ato duart ashtu, çfarë bëre? Po prandaj ndahen dynjaja ore se s’mbahesh ti për burrë! S’mbahesh ti për burrë ore zotëri, nuk mbahesh për burrë!

Safet: Të ma hedhin mua ata, nuk ia pranoj!

Eni Çobani: Nuk mbahesh ti për burrë!

Safet: Ia hëngri asaj, jo mua!

Eni Çobani: Nuk mbahesh për burrë, kaq po them.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re