Koalicioni i Forcave Revolucionare dhe Opozitës Siriane (SMDK) dënoi sulmin ajror që ndodhi ditën e djeshme në një treg në provincën perëndimore në qytezën Etarib të Halepit në Siri.
“SMDK dënon fuqishëm sulmin e kryer në një treg në Etarib nga avionët e pushtuesit rus”, thekson SMDK përmes një deklarate me shkrim.
Duke e vlerësuar sulmin si një “masakër”, në deklaratë thuhet se, “Rusët po bombardojnë një treg ku ndodhen civilët dhe i cili është nën kontrollin e policisë lokale dhe të një këshilli civil, ku nuk ka asnjë grup ushtarak. Pas ndërhyrjes ushtarake në Siri, SMDK e llogarit si përgjegjëse Rusinë për krimet e luftës të kryera në vend. Ne i shohim ata si përgjegjës për krimet e regjimit të Asadit, masakrat dhe përdorimin e armëve kimike”.
SMDK i bëri thirrje OKB-së që ta dënojë sulmin dhe të ndërmarrë hapa për mbrojtjen e civilëve, shkruan aa. Të paktën 53 persona u vranë dhe më shumë se 60 të tjerë u plagosën të hënën në tre sulme ajrore që shënjestruan një treg në provincën perëndimore në qytezën Etarib të Halepit. //.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re