Skip to content

“S’më duhet as Saliu, as Rama, duhen shkarku të gjithë për shpirt”/ Kukësianët ‘marshim’ kundër rritjes së çmimeve: Po protestove, këta të çojnë mesazh në darkë…(VIDEO)

Kukësianët në formë marshimi kanë shprehur kundërshtinë e tyre ndaj rritjes së çmimit të naftës por edhe të ushqimeve.

Ndonëse të paktë në numër marshimi i tyre ka nisur nga Stacioni i Autobusëve deri afër Radio Kukësit.

“Arsyeja është se janë rrit çmimet, rrogat nuk rriten. Në Europë këto rriten paralelisht. Të rritet edhe ndihma ekonomike, edhe pse të lirë ne jemi të burgosur, familja ime nuk ka asnjë të ardhur, shofer punoj. 6 muaj të dimrit nuk punoj fare! Po dolën të gjithë me protestu arrihet zgjidhja por sa të shkojnë në shtëpi u shkon mesazhi se i heqin nga puna”-tha një nga protestuesit.

Rritja e çmimeve po shkakton efektin zingjirë negativë tek të gjithë sidomos tek familjet e varfëra. Protestuesit kanë humbur shpresën te shteti duke thënë se të gjithë politikanët duhet të japin dorëheqjen.

“S’më duhet as Saliu, as Rama askush, duhen shkarku të gjithë për shpirt. Për ça shkojnë në Kuvend, pa pikë turpi tallen me ne.
Do vijmë ne në këmbë prej fshatrave të thellë ta marrim bukën në këmbë?”-tha një i moshuar.

“S’ma jep lekun pasagjeri sot e për kët jetë me ja rrit unë biletën”- u shpreh një shofer i linjës së furgonave.

(E.D/faxweb.al)

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb