Genti Lako, kompozitori i njërës prej kolonave zanore të “2 gisht mjaltë”, ku ka interpretuar Orgesa Zaimi, akuzoi Mamaqin dhe këngëtaren se nuk ia kanë njohur publikisht autorësinë e krijimit

Kompozitori shqiptar, Genti Lako ka akuzuar sot këngëtare
Orgesa Zaimi se nuk e ka paguar për kompozimet e këngëve. I ftuar në “Shqipëria
Live”, Lako është shprehur se Orgesa, jo vetëm që nuk e ka paguar, duke
përmendur rastet e këngëtarëve të tjerë që e kanë likujduar, kërkon edhe lekë
për klipe, që sipas tij nuk janë detyrë e kompozitorit, por e producentit. Ai
është ndalur edhe tek rasti i aktorit Ermal Mamaqi, i cili i ka vonuar 2 muaj
pagesat për punën e Lakos në “2 gisht mjaltë”, por siç tha edhe vetë, me
aktorin nuk ka hatërmbetje, pasi ai e kishte njoftuar për vonesën.

“Unë nuk kam njohur ndonjë kompozitor që bën klipe, nuk kam
njohur ndonjë kompozitor që paguan, zakonisht më paguajnë. Irma Libohova,
Kastriot Tusha, Manjola Nallbani, të gjithë kanë paguar. Orgesa Zaimi, mirë që
nuk ka paguar se ka qenë e llastuara e studios sime po kërkon lekë kërkon edhe
klipe. Klipet i financon producenti. Ermali pas ‘2 gisht mjaltë’ ka patur shumë
ngarkesë… dhe 2 muaj më tha prit, të zbres në ajër dhe flasim. Kurse kjo është
çik vajzë energjike, i do çik gjërat shpejt, sa është vala ta bëjmë tani, por
s’jam unë ai që duhet të bëjë klipe dhe duhet t’i japë kacidhet.

Orgesa s’ka paguar kurrë për kompozimet e mia, dhe kur duhet
të më falenderonte, unë i ofrova një punë, njeriu bën edhe kompromise të tilla,
kemi një film të mirë… ta dija unë se filmi do të ecte kaq shumë do t’i vija
gjobë tjetër Ermalit, po unë mendova filma shqiptarë, që ka 5 vetë tek premiera
e ikin. Orgesa ta marrë këngën dhe ta bëjë klip, me lejen e producentit, ose
bëje vetë, por s’ka shanse, se Orgesa është më gjirokastrite se unë. ”-, ka
thënë Lako.

Por si u shkëputën Genti Lako, Ermal Mamaqi dhe Orgesa
Zaimi?

Më 3 shkurt 2020, pak ditë pas premierës së “I Love
Tropoja”, Genti Lako, kompozitori i njërës prej kolonave zanore të “2 gisht
mjaltë”, ku ka interpretuar Orgesa Zaimi, akuzoi Mamaqin dhe këngëtaren se nuk
ia kanë njohur publikisht autorësinë e krijimit. Shkak është bërë prania e të dyve
tek “Soiree”, dhe kjo bëri që Lako të zemërohej.

“Muziken 42 track te filmit 2 Gisht Mjalt e ka bo kjo kocka
ktu. Po te ishte te pakten 2 gisht burr do me falenderonte. Orgesa Zaimi Ermal
Mamaqi. Un ju kom bo hasha . E more vesh Orgesa”-shkroi Genti në Instagram.

Orgesa ndërkohë pretendon se në fakt, janë përcjellë
falenderime për Gentin, e i ktheu dhe ajo një përgjigje të ashpër: “Une mendoj
qe je njeriu me jo njeri qe ekziston ne kte dynja dhe meqe e bere keshtu Genti
Lako e para degjo mire se ke dhe “vesh” ..“Pse i fshive të tjerat“, e pyeti më
pas Lako dhe debati vijoi deri tek deklarata e sotme.

Në realitet, në emision ‘Soiree’, Ermali e falenderoi Lakon
kur tha se: “Orgesa, jo vetëm një këngëtare e mrekullueshme, është edhe
këngëtarja e të gjitha kolonave të “2 gisht mjaltë”, dhe ka bërë një punë të
shkëlqyer bashkë me kompozitorin Genti Lako që e falenderoj.”

(F.g/dosja.al)

/aktoretshqiptare.info

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re