Djali i kompozitorit të njohur Alfred Kaçinarit ka ndjekur rrugën e muzikës, por ndryshe nga i ati që karrierën e kaloi në festivalet e RTSH-së, Gjergji shprehet se nuk ka ndërmend as të këndojë në gjuhën shqipe.

Këngëtari Gjergj Kaçinari u bë i njohur në vitin 2014 për publikun, kur këndoi për “Voice of Albania”.

I ftuar si personazh i ditës, në emisionin “Ditë e Re” , ai nuk ka nguruar aspak të shprehet se nuk i pëlqen të këndojë në shqip prandaj edhe këngët e tij i ka vetëm në anglisht.

Ndërsa kur u pyet nëse do të marrë pjesë në festival dhe a synon fitoren në ndonjë prej tyre, këngëtari u përgjigj se nuk këndon shqip, nuk i pëlqen, prandaj të marrë pjesë në festivalet në shqipëri e sheh si të pamundur nga ana e tij.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re