Arbër Sula ndodhej në kryeqytet me leje të posaçme pasi do të kryente testin e drogës. Ai nuk ka arritur ta bëjë këtë testim, madje para tij, është shndërruar në vrasës duke i marrë jetën me armë zjarri Jurgen Dukës, 29-vjeç.

Policia i komunikoi këtë të mërkurë masën e arrestit Orgest Drazhit, 36-vjeç, që në pamjet filmike duket sikur edhe ai ka momente që përfshihet në përplasje verbale me autorin. Blutë e kryeqytetit e akuzojnë të riun për moskallëzim krimi.

Drazhi ka rrëfyer para hetuesve se Sula ka dashur të bëjë pagesën për disa pije që kishte blerë, ndërsa Duka e parakaloi dhe vuri sendet e tij në banak. Sula ka insistuar të bëjë pagesën i pari, ndërsa situata ka agravuar. Duka i është kthyer policit se meqë donte të hynte në radhë, do t’ia paguante vetë pijet por ta linte të qetë.

“Çfarë pagese thua, s’më shikon mua? Unë të paguaj edhe pijet ty”. Të rinjtë kanë përdorur edhe fjalë denigruese e ofenduese ndaj njëri-tjetrit, gjë që ka ndezur gjakrat. Jurgen Duka rezultonte person me disa precedent penal përfshirë përndjekjen dhe pengmarrjen.

Deri më tani policia nuk ka të dhëna që autori me viktimën mund të kenë patur njohje, ndërsa rrethanat që ndodheshin në të njëjtin market ka të bëjë me faktin se ky biznes qëndron me orar të zgjatur i hapur.

Arbër Sula ndodhej në kërkim, ai ka arritur të arratiset përmes rrugicave dhe ka dyshime se mund të fshihet jashtë Tiranës. Policia ka gjetur një gëzhojë dhe një predhë në vendin e ngjarjes, ndërsa kontrolli balistik i tyre do provojë se me çfarë arme ka qëlluar efektivi i policisë së Dibrës.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re