Shkencëtarët kinez kanë identifikuar një lloj të ri gripi që ka potencialin për t’u bërë një pandemi dhe pse bota ende po përpiqet të mbajë nën kontroll pandeminë aktuale të koronavirusit, shkruan BBC.

Ai u shfaq tek derrat, por mund të infektojë edhe  njerëzit.

Studiuesit janë të shqetësuar se mund të ndryshojë më tej dhe mund të përhapet lehtësisht nga një person në tjetrin.

Edhe pse ende nuk është një problem, ky “grip i ri” ka të gjitha shenjat e të qenit shumë i përshtatshëm për të infektuar njerëzit dhe ka nevojë të shqyrtohet më tepër nga studiuesit.

Si  diçka e re e pazbuluar më parë, njerëzit mund të kenë pak ose aspak imunitet ndaj virusit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re