Në konferencën për media, ish-kryeministri Sali Berisha ka folur dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi ku shpjegon si është bërë pronar, si dhe për vajzën e tij Argita Malltezi, për të cilën thotë se pasuritë i ka të deklaruara dhe nuk ka marrë asnjë qindrake nga paratë publike.

“Jamarbër Malltezi është bërë pronar duke qenë ortak i Homeplan me kontratë me përgjegjësi të pakufizuar. Së pari, ka qenë pronar toke, ka blerë parcela të tjera nga kushërinjtë e tij.

Së dyti, ka investuar që në fillim me dokumente zyrtare, 60 milionë lekë.

Së treti, ka qindra dokumente që ka shitur në gropë dhe kjo është një praktikë. Për çdo metër katror, ekziston çdo dokument. Por këta shpifës të paguar, për të hedhur tym shtrojnë pyetjen si u bë. Shit në gropë, kështu u bë. Dhe ka te vërtetuar çdo qindarkë të tij.

Hakmarrësit primitivë dhe larove të Ramës, kulmon ku në 3-4 raste shkruajnë se Jamarbër Maltezi mori dividentin dhe Argita nuk e deklaroi në të ardhurat veta në ILDKP.

Idividëve që përdhosin ligjin dhe drejtësinë! U them kaq; jeni ose skllevërit të Ramës ose injorantë në ekstrem. Argita ka deklaruar pasuritë dhe para se ta detyronte shteti. Argita Malltezi nuk deklaron pasuritë sepse është funksionare, por për shkak të të atit. Jamarbër Malltezi nuk është subjekt i ILDKP.

Këta përdhosës së ligjit për të akuzuar vajzën time për llogari të Ramës, i referohen ligji të të bashkësisë familjare. Por dhe atë  e përdorin sipas oreksit të Edi Ramës sepse ai ligji thotë të gjitha janë bashkë, përveç pasurisë së trashëguar.

Argita Malltezi nuk ka marrë asnjë qindarkë nga trashëgimia e bashkëshortit. Argita Malltezi që nga vitet ku marrë rrogën e parë si pedogoge, nuk ka fituar kurrë një para nga sektori shtetëror apo publik, sepse ajo është njëri i ligjit”, tha Berisha.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re