Skip to content

SMS mashtruese në emër të e-Albania për gjobat e makinës, policia apelon qytetarët

1775483199 sulmkibernetik 1

Mashtrim i ri me SMS në emër të e-Albania për “gjobat e makinës”

Policia e Shtetit njofton qytetarët se është evidentuar një skemë e re mashtrimi përmes mesazheve SMS, e ngjashme me atë të “Postës Shqiptare”, për të cilën është depozituar kallëzim edhe nga vetë institucioni (Posta Shqiptare) pranë strukturave për Hetimin e Krimeve Kibernetike në Policinë e Shtetit.

Mesazhet paraqiten në mënyrë të rreme si njoftime nga e-Albania për pagesën e gjobave të automjeteve dhe përmbajnë linke të falsifikuara që drejtojnë përdoruesit në faqe të rreme, me qëllim përvetësimin e të dhënave personale dhe bankare.

Këto mesazhe janë mashtrim dhe nuk kanë asnjë lidhje me e-Albania apo institucionet shtetërore.

Qytetarët këshillohen:

  • Të mos klikojnë në linke të dërguara përmes SMS-ve nga numra të panjohur.
  • Të mos japin të dhëna personale apo bankare në faqe të pakonfirmuara.
  • Të mos veprojnë nën presionin e mesazheve që krijojnë urgjencë.

Rekomandohet:

  • Përdorimi vetëm i faqes zyrtare https://e-albania.al.
  • Fshirja e menjëhershme e mesazheve të tilla.
  • Raportimi i çdo rasti pranë autoriteteve.

Kontakti i Policisë së Shtetit për denoncime:

Policia e Shtetit vijon punën për identifikimin dhe goditjen e këtyre skemave mashtruese, duke mbetur e angazhuar për garantimin e sigurisë digjitale të qytetarëve.

17946385571756025080