Agim Kajmaku, tashmë nuk është më në në krye të Bashkisë Vorë, pasi Prokuroria kërkon arrestimin e tij dhe dënimi që mund të marrë nga Gjykata, referuar akuzave mund të arrij deri në 15 vite.
Por duket se lufta për Bashkinë Vorë, ka qenë më shumë e brendshme në maxhorancë, më shumë se sa PD-PS. Pak kohë më parë në kur fushata ende nuk kishte nisur (mesazhet janë që në shkurt), Belinda Balluku kishte nisur punën nën rrogoz.
Kamera e A2 CNN, në atë kohë ka kapur në atë kohë disa mesazhe të saj dhe Sadi Vorpsin, ku bisedohej se si do hiqnin Fiqiri Ismailin, ish-kreun e Bashkisë Vorë që vinte nga radhët e PD. Vorpi dhe Balluku përdornin dhe një fjalor jo etikë, pasi e quanin dhe pallë.
Këto mesazhe tregonin qartë që Balluku ishte një emër ishte një nga njerëzit më të rëndësishëm në PS, edhe në funksion të zgjedhjeve lokale dhe ajo kërkonte që të merrte nën patronazh Vorën.
MESAZHET E PLOTA 8 SHKURT, 2019
sms1-1024×666
Balluku: Po Fiqo o Zot me këtë p***** që po flet (Fiqiri Ismaili –Vorë)
Vorpsi: Ha ha
Balluku: Si do e shkulim nga aty atë p****
Vorpsi: Vështirë, por jo e pamundur. Ishallah po e nxjerrin jashtë me interpretimin e ligjit për tre mandate
Balluku: Po ashtu na dalin dhe tanët
Vorpsi: Nëse Vangjushi dhe Lala (Qazim Sejdini) nuk kandidojnë, nuk ka të tjerë
Balluku: Lala e ka nda mendjen, nuk kandidon. Po vendos Gledin
Vorpsi: Po po, e di
Balluku: Dhe po e bën shumë mirë
Vorpsi: Eshtë djalë super ai
Balluku: Isha dje me Lalën gjithë ditën. I qartë fare. Gledi është fantastik
Vorpsi: Pozitive. Duhet të kishte shkuar në fakt më përpara.
Balluku: Dhe Lala e marketon shumë mirë. E marrin ata, se ka familjen nga Elbasani Gledi.
Vorpsi: E rëndësishme…
Agim Kajmaku kërkohet nga prokuroria dhe autoritetet shqiptare, jo për mosdeklarimin e dënimit në formularin e dekriminalizimit, por për shkarkimin e dy nënkryetarëve të bashkisë Vorë, Laureta Omeri dhe Hysen Brahimi.
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, ka shpallur në kërkim me masë sigurimi “arrest me burg”, në lidhje me hetimin që po zhvillohet në ngarkim të shtetasit Agim Kajmaku, i dyshuar për kryerjen e veprave penale, të “Shpërdorimit të detyrës”, “‘Falsifikimi i formularëve” dhe “Ushtrimi i funksioneve pas dhënies fund të detyrës”, parashikuar nga nenet 248, 190 dhe 249 të Kodit Penal. Kjo masë sigurimi është dërguar për ekzekutim në Polici.
Më 6 nëntor, Laureta Omeri, e shkarkuar nga Kajmaku, ndërkohë që edhe vetë ai ishte i shkarkuar, ka depozituar një kallëzim penal në Prokurorinë e Tiranës për falsifikim dokumentesh. Pas marrjes së çështjes nga prokurori, është bërë edhe lëshimi i urdhër-arrestit për Kajmakun.