Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Bledi Çuçi, ka folur në mbledhje  e Konferencës së Kryetarëve për ngritjen e Komisionit të Posaçëm Parlamentar me fokus koordinimin dhe mbikëqyrjen e të gjitha përpjekjeve institucionale për të luftuar dezinformimin dhe format e tjera të ndërhyrjes së huaj në proceset demokratike në Shqipëri.

Çuçi shprehet se ky nuk është rasti që  kolegët e opozitës ta shohin me paranojë këtë iniciativë të mazhorancës, sepse sipas tij për shkak të zhvillimeve nëpër botë, vlerat e demokracisë perëndimore janë më të kërcënuara.

Ai shton se në këtë komision duhet të jepet një analizë e detajuar se në cilin nivel ka shkuar ndërhyrja e vendeve dhe se s’mund të jenë imunë kur nuk është SHBA apo vendet e BE-së.

“Më vjen keq që kolegët e opozitës shohin me paranojë cdo iniciative te mazhorancës. Por nuk eshte ky rasti. Per shkak të zhvillimeve nëpër botë, vlerat e demokracisë perëndimore janë më të kërcënuara.

Dezinformimi është një nga instrumentat që po përdoret gjerësisht për të cënuar vlerat demokratike. Këtë nuk e themi ne, por e thotë gjithë bota perëndimore. PE pati një rezolutë dhe një komision të posacëm për këtë punë. Ky nuk është një mekanizëm për qëllimet tona të brendshme politike, prandaj këtu duhet të jemi bashkë. Ngritja e këtij komisioni është e domosdoshme. Do të bëjë një analizë të plotë të situatës.

Mendoj se nese ky Parlament do të ketë një komision ku ne duhet të jemi në sinkron, është ky komision ku duhet të japim një analizë të detajuar se në cilin nivel ka shkuar ndërhyrja e këtyre vendeve. S’mund të jemi ne imunë kur nuk është SHBA apo vendet e BE. Eshte ne nderin tonë ta adresojmë sa më parë. Jam i bindur se ju do i bashkoheni këtij komisioni”, deklaroi Çuçi.

 

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re