Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka thënë se në këtë periudhë para zgjedhjeve të 25 prillit është i angazhuar që të gjithë qytetarët shqiptarë të shkojnë të votojnë për ndryshimin.

I ftuar në “Zeni tv”, Kreu i Shtetit theksoi se shqiptarët janë popull 100% evropian dhe nuk mundet që ta marri zvarrë një bandë (referuar qeverisjes së Ramës).

Presidenti Meta: Populli shqiptar do të tregojë që ka aq dinjitet  para zgjedhjeve. Ne jemi popull 100% europian dhe nuk mundet të na marri zvarrë një bandë.

Unë jam i angazhuar që të gjithë të shkojnë të votojnë, për një Shqipëri që shkon në Europë, jo që shkon në një projekt që ka qenë projekt shtypës, barbar dhe përjashtues, tepër i dyshimtë dhe destabiziluar.

Kjo është një histori e qartë.

Zgjedhjet janë të mbaruara se do të votojnë qytetarët shqiptarë në 25 prill. Jam i sigurtë që 90 e më shumë përqind e shqiptarëve duan që Shqipëria të shkojë në Europë.

Po ashtu Kreu i Shtetit ka theksuar se shqiptarët duhet të marrin në dorë fatin e tyre, pasi nuk mund të presin nga ndërkombëtarët për të zgjidhur hallet tona.

Presidenti Meta: Mos prisni nga ndërkombëtaret te zgjidhin hallet tona.

Një nga ata qe ka problem me drejtësinë amerikane është kryeministri aktual qe shkoi ne SHBA i maskuar si grua për te bere një foto me Presidentin amerikan. Vota e shqiptarëve do mbrohet me çdo çmim!

Mjerë çdo bandit dhe oligark, që angazhohet për ta prekur atë! Kupa është mbushur, tani duhet thyer!/ tema

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re