Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në Parlament u ndal tek rritja e pagave për deputetët dhe ministrat. Sipas tij, rritja nuk bëhet sipas qejfit, por sipas një skeme.

Rama deklaroi se nuk mund të vendoset Presidenti nën një mësues. Kryeministri sfidoi deputetët e opozitës duke i thënë që të miratojnë pagën minimale për deputetet dhe ministrat.

Për kreun e qeverisë është bërë një lajthitje, që ka të bëjë me prokurorët dhe gjykatësit të cilët nuk mund të kenë pagë më të lartë sesa ministri i Drejtësisë.

“Po kthehem pak te kjo paga e deputetëve dhe e ministrave. Nga një anë është shumë hipokrizi e madhe çfarë dëgjova më parë. Një hipokrizi për të vënë duart në kokë. Nivelet e pagave nuk përcaktohen sipas qejfit. Por sipas një ekspertize të caktuar. Ka një piramidë pagash. Këto po jua them si dikush që i kam mësuar.

Nuk mund të vendosësh presidentin e republikës nën një mësues. Pavarësisht se puna e përditshme e një mësuesi mund të jetë më me  stres sesa puna e Presidentit.

Kemi bërë ne një lajthitje që e bëmë me vetëdije, madje e kemi tepruar në lajthitjen tonë me sistemin e drejtësisë. Por ajo është bërë dhe nuk zhbëhet. Është lajthitje sepse nuk mund të kemi prokurorë që paguhen më shumë se presidenti. Nuk mund të kemi gjykatës që paguhen më shumë sesa ministri i drejtësisë. Doni të bëni këtë qarjen e halleve. Nuk ka nevojë që t’ja çoni shtesën për jetimoreve, hajdeni këtu dhe vendosni pagën minimale  për deputetet dhe ministrat. Gati jam unë. Hajdeni pra. Nëse doni ti shkojmë deri në fund logjikës që të gjithë janë në punëra dhe halle të mëdha sesa. Çfarë stresi të madh keni ju sesa ata që punojnë fason. Hajde e vendosim. Unë mendoj se nuk i futet këtij  monopati”, tha Rama.

Rama tha se fitorja e mazhorancës në zgjedhjet e 14 majit, erdhi si pasojë e atyre që votuan PS por dhe atyre që bojkotuan kutitë e votimit dhe refuzuan opozitën, ku ironizoi këtë të fundit “Rezultati jonë është sa vepra jonë dhe e juaja, jam i vetëdijshëm, jeni bashkëpunëtorët më të mëdhenj”.

Sakaq ironizoi dhe deklaratën e deputetit Dashnor Sula i cili tha se shtesën nga rritja e pagave do e çojë në jetimore, ku citoi “Vdeksha unë për t’u jetimi i dashur”.

“Populli nuk duhet ti gjuajë televizorit kur dilni ju në ekran, dhe kush fle me qent të zgjohet me pleshtat. Atmosfera do e rrisë ekonominë e Shqipërisë me 1% më shumë dhe kur shkoni në zgjedhje. Jua kam thënë më përpara, e bëtë më shpejt seç e prisnit kur patë sesi Kamza jua ktheu kurrizin. Shkoni dhe merrni me radhë, çerdhet, kopshtet dhe politikat e bashkisë. Shkoni dhe pyesni ata të unazës se pse nuk bënë protestë dhe firmosen marrëveshje, pasi e dinë mirë se njeriu që është atje fle i fundit dhe zgjohet i pari, do kuptoni se pse Kamza ju bëri atë që keni merituar prej kohësh. Hajdeni me mua dhe shihni pse Tropoja jua ktheu kurrizin dhe kështu me radhë.

Rezultati jonë është sa vepra jonë dhe e juaja, jam i vetëdijshëm, jeni bashkëpunëtorët më të mëdhenj. Një pjesë na votuan ne dhe të tjerët ndenjën në shpi, herën tjetër, do jenë më pak. Nuk ju shpëton dot asnjë fjalim dhe baltë që hidhni ju këtu që shtesën e pagës do ia çoj jetimores. Vdeksha unë për t’u jetimi i dashur, për rritjen e pagave jam shumë krenar. Faleminderit deputetëve, pasi është rezultat përpjekjesh dhe pune, tek pika e pagës mua më keni kundra që të hyjë në fuqi menjëherë pa u miratuar paketa e gjitha. Por unë një jam në fund, bashk me Bracen”, tha ai.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re