Gjykata la sot ne burg Eno Papen, i akuzuar per nje arsenal armësh të gjetura ne garazhin e nje pallati dy ditë më parë, ne Tirane.

 

Papa deklaroi se nuk kishte dijeni per  armët, pasi e kishte marrë me qira ambientin për nje mikun e tij.

 

Por prokuroria i qendroi pretendimit se Papa është pronar i garazhit dhe ka lidhje me armët.

 

Po ashtu hetuesit kanë gjetur nje foto te ambientit në celularin e Dorian Kalos, i  arrestuar një javë më parë për një tjetër depo armësh, në Mëzez.

 

Ky fakt ka shtuar dyshimet se të dy personat kanë lidhje me njëri tjetrin.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re