Një bazë armatimi është zbuluar në Vlorë gjatë një operacioni të zhvilluar gjatë ditës së sotme ne qytetin bregdetar.

Policia e Vlorës ka ushtruar kontrolle në një banesë në fshatin Babicë të Vlorës pas një informacioni se brenda shtëpisë fshiheshin disa armë zjarri.

Lexo edhe :Related Posts

Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë Drejtues Ermal Muçaj doli më herët në konferencë për shtyp për të folur në lidhje me parandalimin e ngjarjeve të rënda kriminale.

Kreu i Policisë së Vlorës tha se ka dyshime që armët e gjetura të jenë përdorur për dy ngjarje kriminale të ndodhura në qytetin e Vlorës kohë më parë. Drejtori i Policisë së Vlorës tha se në pranga ka rënë Luçiano Deraj. 

Dyshohet se i arrestuari dhe një pjesë e armëve të sekuestruara mund të kenë lidhje dhe të jenë përdorur në dy ngjarje kriminale të ndodhura në Vlorë kohët e fundit.

Në kuadër të operacionit janë sekuestruar:

1. Një armë zjarri snaiper e kalibrit 7.62-mm, e montuar ne gjendje luftarake me silenciator (zhurmembytes)

2. Pjesë përbërëse arme luftarake për formimin e 2(dy) armë te tjera zjarri pushkë snajpere.

3. Një armë zjarri pistoletë, e markës Zastava, kalibri 10-mm, me ” dhe dy krëhëra me fishekë të po këtij kalibri.

4. Një arme Pistoletë-Stilolaps me ngjyrë Bronxi dhe një sasi prej 40 fishekësh të kalibrit 5.6-mm.

5. Një armë , e future në këllëf, e kalbirit 12mm, e prodhimit Rus

6. Dy kuti plastike me material ndihmese per mirembajtjen e armeve snaipere.

7. Mine e pershtatur me cellular dhe eksploziv plastic si dhe shtatë copë kallëp lëndë eksplozive plastik te kapaciteteve 200 dhe 400gr.

8. Kater silenciator me trup metalik me ngjyrë të Zezë për armë te gjata

9. Një Dylbi Optik termik me ngjyrë ushtarake me mbishkrimin NUC FOR BEST IMAGE,me gjatësi 41-cm me shikueshmeri naten

10. Katër dylbi optike si ato që vendosen në armët e zjarrit për shënjestër në largësi.

11. Dy palë dylbi optike vëzhgimi.

12. Akesorë plotësues për shënjestra optike të armëve të zjarrit.

13 Një kuti plastike me ngjyrë të Zezë Brenda së cilës gjenden 200 copë fishekë 9-mm.

14. Nje sasi e madhe fishekesh të kabibrit 7.65-mm dhe 45 krehera automatiku fishekë të kalibrit 7.62, model 56 dhe një sasi e madhe fishekësh të po këtij kalibri

15.Nje sasi e madhe fisheke kaliber 12 mm

16 Disa mijera fisheke luftarake calibrave te ndryshem , ndezësa granatash dore.

17. Disa aparate telefonik cellular qe do I nenshtrohen ekspertizes

18. Një radio marrëse-dhënëse, me mbishkrimin BOATHENG, me karikuesin e saj ne vale te DVP Vlore

19. Një pajisje me antenë me mbishkrimin DETECTOR K18 RFGS.

23. njësi qëndrore kompjuteri e markës HP, dhe DVR

20. Nje numer i madh targash automjetesh dhe celesash te ndryshem automjetesh

21. Disa maska me ngjyre te zeze dhe maska silikoni me imazhin e kokes se njeriut.

22 Disa fenelina policie e veshje te ndryshme.//

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re